• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot Komisioni për Çështje Evropiane do ta mbajë seancën e 64-t. Në rend dite para anëtarëve të këtij Komisioni janë Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese në lexim të parë dhe Propozimi i ligjit për sistem këshillimor për bujqësi dhe zhvillim rural në lexim të dytë.

Me Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, gjegjësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira në lojërat e veçanta të fatit për të cilat kanë marrë leje nga Ministria e Financave. 

Siç thuhet në Propozimin e ligjit të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me qëllim që të reduktohet hapja e pakufizuar e pikave të pagesave në bastore, pra në ambientet e afariste të klubeve të automateve, ndërsa në këtë mënyrë të pengohet qasja e lehtë e popullatës në lojëra, propozohet vendosja e kufizimit në numrin e vendeve të pagesave dhe pagesave të pikave të basteve me licencë të lëshuar, si dhe kufizim për numrin e lokaleve afariste të klubeve automateve që hapen me një licencë të lëshuar dhe vendosje të një kompensimi për çdo vend të ri pagese për bastore dhe për çdo lokal të ri afarist për klube të automatave.

Para disa ditëve, Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asociacioni i Organizatorëve të Lojërave të Fatit (AOLF) kërkuan tërheqje urgjente të Ligjit për Lojërat e Fatit dhe formimin e grupit të punës së ekspertëve, përfaqësues të industrisë dhe Qeverisë me qëllim të miratimit të një ligji funksional. Potencuan se nëse thirrjet nuk nxjerrin përfitime, janë të gatshëm të organizojnë protesta masive.

"Kërkojmë tërheqje të Ligjit për Lojëra të Fatit dhe formimin e grupit të përbashkët të punës nga ekspertë, përfaqësues të industrisë dhe Qeverisë për miratimin e ligjit të ri evropian funskional", deklaroi Vasko Ilievski nga Asociacioni i Bastoreve Sportive para Kuvendit. 

Ilievski theksoi se miratimi i këtij ligji do të shkaktojë mbyllje të industrisë së ligjshme dhe do të hapet derë e gjerë e ekonomisë gri. Sipas tij, ligji është bërë pa analizë adekuate, hulumtim, shfrytëzim të fakteve dhe argumente me shmangie tendencioze të debatit dhe keqpërdorimit të flamurit evropian. 

Goran Stoimenov, përfaqësues i Asociacionit të Organizatorëve të Lojërave të Fatit (AOLF) theksoi se anëtarët e AOLF janë përfaqësues edhe të kompanive të huaja të cilët indirekt ndihmojnë mes 54 deri 100 mijëra vende të punës në vend, dhe siç tha, e pakta që presin është që të trajtohen si investitorët e tjerë të huaj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR