• e diel, 22 dhjetor 2024

Ndryshime në qeverinë shqiptare

Ndryshime në qeverinë shqiptare

Tiranë, 4 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuvendin e djeshëm të partisë njoftoi për rikonstruimin e kabinetit qeveritar, ndërsa në tërësi është ndryshuar edhe Sekretariati i partisë. 

Kështu, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës do të jetë Igli Hasani, në vendin e Olta Xhaçkës, Ogerta Manastirliu largohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kalon në Ministrinë e Arsimit, të Rinisë dhe Sportit. Në vendin e tij vjen Albana Korçiu. 

Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave është Ervin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimajn, e cila merr postin e ministres shtetërore të Sipërmarrësisë dhe Klimës Afariste, funksion të cilin e kishte Edona Bilali. Në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Anila Denaj, e cila do ta zëvendësojë Frida Krifcën.

Rama paralajmëroi edhe formimin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, ku personi i parë do të jetë Arbjan Mazniku, nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës.

Për herë të parë në historinë e kësaj force politike, En-bloc shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, pavarësisht se socialistët shënuan fitore spektakolare në zgjedhjet e fundit lokale. Edi Rama dha sinjalet e para të ndryshimeve në radhët e partisë në pushtet, të cilën ai drejton, në kuvendin e fundit të partisë më 26 korrik.

Siç tha ai, nesër propozimet do t'ia dorëzojë kreut të shtetit, Bajram Begaj, i cili duhet të nënshkruajë një dekret për shkarkimin e ministrave të mëparshëm dhe emërimin e ministrave të rinj, pas së cilës duke marrë parasysh numrin e deputetëve nga shumica, vetëm formalisht do të kalojnë në seancën e Parlamentit.

Më parë në fjalimin e tij, ai tha se "rruga drejt Shqipërisë 2030 është me sfida të mëdha, vendi tashmë ka hyrë në fazë të re, por ka edhe shumë punë". 

"Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka shumë arsye për këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, i pari është sezoni turistik dhe i dyti ndikimi i pazakontë i organeve të reja të drejtësisë. Ky është vetëm një fillim i ri me një nivel të ri dhe jo kulmi që duam të arrijmë në këtë dekadë", tha Rama.

Sipas tij Shqipëria u bë destinacioni i parë kryesor për evropianët dhe shtoi se "nëse shohim prapa, nga sundimi i socialistëve, ka 1001 arsye për tu krenuar". fc/

Fotografia: Fejsbuku i Ramës

QËNDRONI TË LIDHUR