• e diel, 22 dhjetor 2024

Ndryshime në ligjin për AGJPP për të tejkaluar problemet me dhënien e provimit kualifikues

Ndryshime në ligjin për AGJPP për të tejkaluar problemet me dhënien e provimit kualifikues

Shkup, 10 janar 2024 (MIA)-  Ministria e Drejtësisë  ka iniciuar  ndryshime në Ligjin për Akademinë për gjyqtarët dhe Prokurorët publikë me qëllim të tejkalimit të problemeve lidhur me dhënien e provimit kualifikues.

Propozimi- ligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Akademinë për gjyqtarët dhe Prokurorët publikë përmban katër artikuj. Me nenin 1  bëhet plotësimi i nenit 40 me dy paragrafë të ri, të cilat bëjnë të mundur tejkalimin e vonesës së paparashikuar në procedurën e dhënies së provimit pranues në Akademi për shkak të një ngjarjeje që nuk mund të parashikohej. 

"Përkatësisht, në rast se sistemi i vetëm elektronik për dhënien e provimeve nuk funksionon si pasojë e ngjarjeve që nuk mund të parashikoheshin dhe për shkak të urgjencës përfundimtare për zbatimin e provimit pranues, propozohet mundësia që testi i kualifikimit të bëhet në formë të letrës, dhe rezultatet duhet të merren me lexues elektronik, pa përfshirjen e faktorit njerëzor, kujdesej për anonimitetin, integritetin e procesit të provimit dhe shumëllojshmërinë e testeve. Aktvendimi i  propozuar është i ngjashëm me aktvendimin që përmban Ligji për plotësim të Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor (“Gazeta Zyrtare e RMV-së   nr. 67/22”)", thuhet në kumtesën e MInistrisë së Drejtësisë. qa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR