• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndihma e shpejtë në Shkup me numër të rritur të intervenimeve në vendet publike

Ndihma e shpejtë në Shkup me numër të rritur të intervenimeve në vendet publike

Shkup, 22 korrik 2023 (MIA) – Në Ndihmën e shpejtë në Shkup këtyre ditëve është rritur numri i thirrjeve, ndërsa sot, për dallim prej ditëve të kaluara, ka shumë intervenime në vendet publike, por jo vetëm për kolapse nga moti i nxehtë, deklaroi për MIA-n dr. Gjorgji Karamanovski, përgjegjës i turnit të Ndihmës së shpejtë.

Gjatë javës, siç tha, ka pasur më shumë aksidente, minimum nga pesë deri në gjashtë gjatë ditës, ndërsa numri i kolapseve ka qenë nga katër deri në pesë.

"Sot nuk ka asgjë që është ekstreme, aksidentetet janë më të pakta, nga mëngjesi janë dy me lëndime më të lehta. Kolapset janë standarde sa janë çdo ditë. Por ka shumë intervenime në vende publike dhe ato nuk janë vetëm kolapse, por edhe të lënduar, të rrëzuar etj. Ka pasur edhe një të rrëzuar nga traktori në Zelenikovë, një sulm epileptik në Parkun e Qytetit", tha dr. Karamanovski.

Kolapset i referohen, motit të nxehtë edhe për arsye se qytetarët nuk i dëgjojnë rekomandimet për t'iu shmangur daljeve kur është më së nxehti.

Edhe aksidentet sot, në të cilat nuk ka të lënduar rëndë, sipas mjekut, mbase janë pasojë edhe nga koncentrimi i zvogëluar.

"Janë persona me lëndime të lehta. Si duket koncentrimi u është zvogëluar, të gjithë shpejtojnë diku, moti i nxehtë e bën të veten njëjtë sikurse edhe jeta dinamike", shton mjeku.

Ai rekomandon të respektohen rekomandimet shëndetësore - në këtë periudhë të mos dilet, të konsumohen sasi të mjaftueshme të lëngjeve, të mbahet veshje e lehtë, kapele, syze dielli.

Për shkak të pushimeve vjetore, Ndihma e shpejtë punon me numër të reduktuar të ekipeve në terren.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR