Ndarja e mirënjohjes "Mësimdhënësi i vitit"
- – Lidhja e Punëtorëve të Arsimit, me rastin e 5 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të Arsimit, sot do ta ndajë mirënjohjen “Mësimdhënësi i vitit” për vitin shkollor 2023/24, nga të gjitha nivelet e arsimit.
- Post By Fitore Curri
- 07:46, 4 tetor, 2024

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) – Lidhja e Punëtorëve të Arsimit, me rastin e 5 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të Arsimit, sot do ta ndajë mirënjohjen “Mësimdhënësi i vitit” për vitin shkollor 2023/24, nga të gjitha nivelet e arsimit.
Në ngjarjen në IPKF “Gëzimi i fëmijëve” në Shkup, siç paralajmëruan organizatorët, fjalime do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe kryetarja e Lidhjes së Punëtorëve të Arsimit, Lidia Nikollovska Georgievska. fc/
Fotografia: Printskrin