Ndarja e çmimeve "Ability awards 2024" sot në Shkup
- Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, në hotelin "Hillton" në Shkup, sot "Ability awards 2024" do të nderojë 20 individë dhe kompani, të cilët nxisin dhe avancojnë cilësinë e jetës së personave m pengesa. Ngjarja, me tapet të kuq, fillon në orën 18:30. Qëllimi është theksimi i arritjeve dhe rrëfimeve inspiruese të 10 personave dhe 10 kompanive të cilët janë kampionë të vërtetë për barazi dhe inkluzion, kumtoi ekipi organizues i solemnitetit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:30, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, në hotelin "Hillton" në Shkup, sot "Ability awards 2024" do të nderojë 20 individë dhe kompani, të cilët nxisin dhe avancojnë cilësinë e jetës së personave m pengesa. Ngjarja, me tapet të kuq, fillon në orën 18:30. Qëllimi është theksimi i arritjeve dhe rrëfimeve inspiruese të 10 personave dhe 10 kompanive të cilët janë kampionë të vërtetë për barazi dhe inkluzion, kumtoi ekipi organizues i solemnitetit.
Këtë vit, përmes konkursit të hapur, për çmimet "Ability awards 2024" u nominuan 40 persona inspirues me pengesa, të cilët përmes arritjeve të veta e prezantojnë fuqinë e vendosmërisë dhe kreativitetit. Ata janë nominuar në 10 kategori:
01. Kulturë dhe art;
02. Arritje sportive;
03. Punëtor në sektorin e biznesit;
04. Punëtor në shkathtësi IT;
05. Lidership;
06. Punëtor në institucion publik;
07. Çmim për ndikim të jashtëzakonshëm të vetëdijes shoqërore;
08. Biznes-inovator;
09. Luftëtar për të drejta të njeriut;
10. Inovator inkluziv.
Kompanitë, ndërkaq, do të marrin dekorata në kategoritë në vijim:
01. Vendi më i mirë inkluziv i punës
02. Inovacione në qasje
03. Ndikim i bashkësisë
04. Mediume pa paragjykime
05. Lidership në llojllojshmëri
06. Fushatë inkluzive marketingu
07. Përfaqësim dhe politikë
08. Teknologji inkluzive dhe asistuese
09. Nismë sipërmarrëse
10. Përgjegjësi koorporuese sociale
Në mbrëmjen gala do të marrin pjesë prëfaqësues të alrtë nga bota politike dhe koorporative. Mes mysafirëve, pritet të jetë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Mbështetës mediatik të ngjarjes janë RTVM dhe MIA. ab/
Foto: "Ability awards 2024"