• e diel, 22 dhjetor 2024

Ndalohet uji për pije në rajonin e Radozhdës, për shkak të mospasjes së klorit

Ndalohet uji për pije në rajonin e Radozhdës, për shkak të mospasjes së klorit

Strugë, 4 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të defektit, uji në fshatin Radozhdë nuk është i pijshëm, kumton Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Strugë.

Qendra për shëndet publik Ohër, sipas drejtorit Sasho Toçkov, konstatoi se uji në ujësjellësin në Radozhdë, me të cilin menaxhon NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Strugë, nuk ka mjet dezinfektues, gjë që paraqet rrezik potencial për përdoruesit. 

"Rezultatet e para të analizave mikrobiologjike të mostrave të marra mëngjesin e sotëm nga dy vendet e ujësjellësit të fshatit, priten në dy ditët e ardhshme", tha Toçkov për MIA.

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" apelon deri tek banorët të mos e konsumojnë ujin për pije deri në njoftimin e rradhës, duke theksuar se po marrin masa për normalizimin e situatës. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR