• e mërkurë, 26 qershor 2024

Ndalohet kontrabandisti, gjenden tetë migrantë nga Siria

Ndalohet kontrabandisti, gjenden tetë migrantë nga Siria

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Në një udhëkryq në afërsi të fshatit Bogorodicë sot në ora 08:00 nëpunës policorë nga Stacioni policor për kalim dhe mbikqyrje kufitare “Bogorodica” kanë vërejtur automjetin e tipit “Ford Mondeo” me targa të Shkupit që transportonte një numër të madh udhëtarësh.

MPB njofton se vetura është ndalur në rrugën rajonale 103, në afërsi të pikës pagesore Smokvicë, ku është konstatuar se drejtohej nga P.R.(40) nga Shkupi, ndërsa në afërsi janë gjetur 8 migrantë ilegal nga Siria, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm. se janë nxjerë nga automjeti menjëherë para se të ndalohej.

"Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion, pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse dhe migrantët do të transferohen në qendrën pranuese-transitore", theksojnë nga MPB-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR