• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndalesa për automjete të rënda transportuese dhe për autobusë në disa akse rrugore, për automobilë e obliguar pajisja dimërore

Ndalesa për automjete të rënda transportuese dhe për autobusë në disa akse rrugore, për automobilë e obliguar pajisja dimërore

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Në disa akse rrugore në shtet është vendosur ndalesë për autobusë dhe automjete të rënda transportuese, për shkak të reshjeve të borës.

Sipas informatave të ndërmarrjes publike "Makedonijapat" dhe Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, nga ora 11:25 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Manastir - Resnjë në qafën malore Gjavato.

Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka edhe në vendkalimin kufitar Jazhincë, si dhe në aksin rrugor nga Gostivari drejt Strazhës dhe Kërçovës, në rrugën nga Mavrova për në Dibër, si dhe në aksin rrugor nga Struga drejt vendkalimit kufitar Qafë Thanë.

Për shkak të erës së fuqishme dhe borës së madhe, nga fshati Rogaçevë drejt vendkalimit kufitar Jazhincë nga ora 08:40 është vendosur ndalesë për autobusë dhe automjete të rënda transportuese, ndërsa automjetet tjerë duhet të kenë pajisje të obliguar dimërore.

Në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit ka ndalesë për komunikacion për autobusë, ndërsa për automjetet tjera është e obliguar pajisja dimërore (zinxhirë).

Nga ndërmarrja publike "Makedonijapat" u apelojnë shoferëve që ta respektojnë dispozitën ligjore për posedimin e pajisjes së obliguar dimërore, të përdorin goma të dimrit, ta përshtatin shpejtësinë ndaj kushteve në rrugë, si dhe të kenë veshmbathje të ngrohtë në automjetet e tyre dhe rezervoare të plotë me derivate.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se të reshurat e borës gjatë ditës së sotme në disa vende do të jenë më të mëdha, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe gjatë natës do të kalojnë drejt jugut. Në male do të formohet shtresë e madhe e borës (30 cm), ndërsa në vendet më ulëta në disa vende prej 3 deri 10 centimetra.

Nga DPHM potencojnë se nesër paradite në pjesët jugore do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe në disa vende do të ketë borë me intensitet të dobët. Nga dita e hënë deri nga mesi i javës moti do të jetë stabil me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat gjithkund do të jenë negative dhe në disa vende do të ulen edhe nën minus 15 gradë. Më së ftohti do të jetë të hënën dhe të martën.

Më së shumti reshje të borës në mëngjes do të ketë në Hanet e Mavrovës, ku shtresa e borës ka arritur tetë centimetra, pesë në Kodrën e Diellit dhe Dibër, dy në Kriva Pallankë dhe Tetovë, një centimetër në Krushevë dhe Gjurishtë.

Во јуни годинава 75,3 отсто од потрошената електрична енергија во земјава била од домашно производство, покажуваат податоците на Државниот завод за статистика.

Për shkak të defekteve në rrjetin elektrodistributiv, pa energji elektrike janë disa pjesë nga Kumanova, Manastiri dhe komuna Gjorçe Petrov në Shkup. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR