Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës
- Nga ora 14:10 ndalohet qarkullimi për automjete të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:45, 14 dhjetor, 2024

Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Nga ora 14:10 ndalohet qarkullimi për automjete të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.
Siç informon NP “Rrugë shtetërore”, ndalesa vendoset për shkaqe parandaluese.
LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende me lagështi. Borë me intensitet të ulët ka në Kodër të Diellit dhe në qafën malore të Strazhës.
Foto: arkivi i MIA-s