• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ndahen mirënjohje për Menaxhim me cilësinë e sektorit publik: Regjistri qendror në vend të parë

Ndahen mirënjohje për Menaxhim me cilësinë e sektorit publik: Regjistri qendror në vend të parë

Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Nën udhëheqësinë e Ministrisë së Administratës Publike, sot u mbajt ngjarje solemne me rastin e ndarjes së mirënjohjes për Menaxhim me cilësinë në sektorin publik të institucioneve të cilat kanë treguar nivel më të lartë të përkushtimit, efikasitetit dhe transparencës në punën e saj.

"Çmimi i parë iu dha Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë, çmimi i dytë Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë (APRM) dhe çmimi i tretë iu dha Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI)", kumtoi Ministria e Administratës Publike.

Në këtë aktivitet foli Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, i cili theksoi se qeverisja cilësore nuk është vetëm një detyrim, por një vlerë thelbësore dhe një udhërrëfyes drejt qeverisjes evropiane dhe të përgjegjshme.

"Menaxhimi i cilësisë nuk është vetëm një mjet - është një vullnet për ndryshim të vërtetë, për një administratë publike që punon në shërbim të qytetarëve", theksoi Minçev në fjalimin e tij.

Këto institucione, siç theksoi ministri, nuk janë vetëm tregime të suksesshme, por janë dëshmi se reformat janë të mundshme dhe se menaxhimi i mirë sjell besim.

Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Trupin Koordinues për Menaxhimin e Cilësisë dhe është një nxitje për të gjitha institucionet publike që të vazhdojnë përmirësimin e proceseve, sistemeve dhe shërbimeve të tyre, në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Ministria e Administratës Publike thotë se ata mbeten të përkushtuar ndaj reformave, standardeve evropiane dhe avancimit të sektorit publik si një nxitës i ndryshimit. sa/

Foto: Ministria e Administratës Publike 

QËNDRONI TË LIDHUR