• e martë, 06 gusht 2024

Ndërron jetë gazetari Sashe Dimovski

Ndërron jetë gazetari Sashe Dimovski

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Sashe Dimovski i cili në opinion ka qenë i njohur për ndjekjen e temave nga fusha e gjyqësisë.

Dimovski ka qenë kryetar i Këshillit të nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ndërsa së fundmi është emëruar në Komisionin për falje të presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Punën e tij si gazetar ai e ka kaluar në disa media, ndër të cilat në “Kanal 5”, “Sitel”, “TV Alfa”, “Fokus”, ndërsa ka qenë themelues i portalit SVEDOK.MK për ndjekjen e temave nga sfera e gjyqësorit.

Dimovski ka qenë autor i një numri të madh të publikimeve në fushën e gjyqësisë dhe etikës mediatike.

Varrimi i Dimovskit do të bëhet të mërkurën (7 gusht 2024) në varrezat e reja të qytetit në Veles.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR