Ndërron jetë gazetari Nazif Zejnullahu
- Në moshën 66-vjeçare sot ka ndërruar jetë Nazif Zejnullahu, një nga njohësit më të mirë të letrave shqipe.
- Post By Fami Bajrami
- 23:42, 2 janar, 2024
Shkup, 2 janar 2024 (MIA)- Në moshën 66-vjeçare sot ka ndërruar jetë Nazif Zejnullahu, një nga njohësit më të mirë të letrave shqipe.
Nazif Zejnullahu pasi ka kryer fakultetin e Filologjisë në Shkup që nga viti 1984 ka punuar si gazetar dhe redaktor në “Flakën e Vëllazërimit”, ku me shkrimet e tij ka prekur më shumë plagë të shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet për kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe me ç`rast është angazhuar si redaktorë gjuhësor i më shumë librave.
Për një kohë ka punuar dhe në Këshillin për Radiodifuzion dhe së fundmi ka redaktuar revistën “Hëna e Re” në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame (BFI). Me stilin e tij unik, Nazif Zejnullahu është dhe autor i shkrimeve gazetareske “Vis a Vis”.
Varrimi i tij bëhet nesër në fshatin e lindjes Xhepçisht të Tetovës, pas namazit të drekës.