• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ndërroj jetë një pjesëmarrës në Maratonën e Londrës

Ndërroj jetë një pjesëmarrës në Maratonën e Londrës
Londër, 3 tetor 2022 (MIA) – Një nga pjesëmarrësit në garën maratonike që u mbajt dje në Londër vdiq pasi u rrëzua gjatë maratonës, kumtuan sot organizatorët. Identiteti i pjesëmarrësit të ndjerë të Maratonës së Londrës nuk bëhet i ditur, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga juglindja e Anglisë. Ai u rrëzua në kilometrin e 38-të të garës. "Edhe pse ka marrë ndihmën e shpejtë mjekësore që ka mbërritur në vendngjarje brenda tre minutave, ai ka ndërruar jetë më vonë në spital. Shkaku i vdekjes do të dihet pas autopsisë", kumtuan organizatorët e Maratonës së Londrës.

QËNDRONI TË LIDHUR