• e hënë, 26 gusht 2024

Ndërroi jetë olimpisti më i vjetër, Feliks Siera

Ndërroi jetë olimpisti më i vjetër, Feliks Siera

Montevideo, 1 shkurt 2023 (MIA) - Uruguajasi Feliks Siera, pjesëmarrës në Lojërat olimpike verore në Londër në vitin 1948, ndërroi jetë në moshën 107-vjeçare.

"Atë vetëm qetësisht e zuri gjumi të hënën. E hoqi shiritin e kapitenit dhe e braktisi anijen", i citon Die Welt fjalët e vajzës së tij.

Siera garoi në Olimpiadën e vitit 1948 në lundrim, përfundoi në vendin e gjashtë.

Pas vdekjes së Sieras, pjesëmarrësi më i moshuar i gjallë në Lojërat olimpike është çiklisti gjerman, Vili Busing. Medalisti i argjendtë dhe bronztë në Olimpiadën në helsinki në vitin 1952 tani ka 101 vite. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR