• e martë, 26 nëntor 2024

Ndërroi jetë një grua 27-vjeçare nga fshati Kuçicë i Karbincit pasi ishte pickuar nga rriqrat

Ndërroi jetë një grua 27-vjeçare nga fshati Kuçicë i Karbincit pasi ishte pickuar nga rriqrat

Shtip, 30 korrik 2023 (MIA) - Një grua 27-vjeçare nga fshati Kuçicë në Komunën e Karbincit ndërroi jetë pasi ishte pickuar nga rriqrat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik më 27 korrik në laboratorin e virusologjisë në ISHP ishte dëshmuar shkaktari i etheve hemoragjike te pacientja e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. 

Shefja e Repartit Infektiv në Spitalin Klinik në Shtip, Dijana Shishkova - Gajdarxhiska sot për MIA-n deklaroi se një grua 27-vjeçare ishte pranuar në repart javën e kaluar, por për shkak të analizave shtesë në laborator dhe përkeqësim të situatës ishte hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. 

Nga Instituti i Shëndetit Publik shtojnë se një ekip nga Reparti i Epidemiologjisë, në bashkëpunim me një epidemiolog nga Qendra e Shëndetit Publik - Shtip kanë bërë menjëherë mbikëqyrje në fshatin Kuçicë, në Spitalin Klinik dhe në Ndihmën Emergjente Mjekësore Shtip.

"Për pacienten nga e cila mësuam se është pickuar nga rriqra, është bërë një anketë epidemiologjike, e cila është nxjerrë në shtëpi. Pas shfaqjes së simptomave disa ditë pas kafshimit, ajo është shtruar fillimisht në Shtip, e më pas në Shkup", thonë nga ISHP.

Duke pasur parasysh atë që sëmundja transmetohet edhe përmes gjakut të personit të infektuar, janë bërë hetime të të gjitha kontakteve në familje dhe në Spitalin Klinik në Shtip dhe Ndihmën e Shpejtë, me çka ishin klasifikuar sipas rrezikut. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR