• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërroi jetë lehona që tentoi të vetëvritet në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup

Ndërroi jetë lehona që tentoi të vetëvritet në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Lehona e cila para rreth dy javësh tentoi të vetëvritet në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, ka ndërruar jetë dje, konfirmojnë nga Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL) për MIA-n.

Lehona tridhjetë e nëntë vjeçare sjellë në Klinikë në javën e 36-të të shtatzënisë. Është konstatuar se bëhet fjalë për shkëputje të parakohshme të placentës, gjendje e cila e rrezikon frytin dhe seriozisht e rrezikon shëndetin e nënës, e cila ka lindur me prerje cezariane.  

 Pas lindjes, ajo është ankuar për ankth dhe me të  është kryer bisedë me një psikolog klinik.

 Natën rreth orës 21:30 pacienti përmes dritares në korridor ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR