• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërpritet pragu i alarmit në Kërçovë

Ndërpritet pragu i alarmit në Kërçovë

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është ndërprerë pragu i alarmit në Kërçovë, që do të thotë se ndërpriten masat dhe rekomandimet mbrojtëse për shkak të ndotjes alarmante  të vendosura një javë më parë.

"Sipas të dhënave nga Sistemi Monitorues Automatik Shtetëror  në ditën 26.01.2024 përqëndrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e definuar të alarmit prej 150 mg/m3 dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM10 është ndërprerë në Kërçovë", njoftojnë nga MMJPH. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR