• e hënë, 01 korrik 2024

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, janë përplasur dy automjete transportuese në afërsi të fshatit Psaçë

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, janë përplasur dy automjete  transportuese  në afërsi të fshatit Psaçë

Kriva Pallankë, 10 qershor 2023 (MIA) - Ndërpritet komunikacioni në rrugën A2, rruga magjistrale Kumanovë - Kriva Pallankë, për shkak të një aksidenti rrugor në afërsi të fshatit Psaçë, Komuna e Rankovcës.

 Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një përplasje e dy automjeteve transportuese, ka kolona në të dyja anët dhe inspektimi është në vijim. 

 Zëdhënësi i SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska, informon se ndërprerja e  komunikacionit do të zgjasë për shkak se bëhet fjalë për dy automjete transportuese, me mundësi, sipas vlerësimeve të nëpunësve të policisë në terren, që herë pas here të kalojnë automjete të udhëtarëve.

Për informata më të detajuara, SPB Kumanovë do të informojë pas përfundimit të inspektimit nga ekipi i DPB Kriva Pallanka. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR