Ndërpritet komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë-Dibër për shkak të një aksidenti
- Nga ora 17:50 në rrugën Mavrovë - Dibër dhe anasjelltas, pranë Urës së Rostushës, trafiku është ndërprerë plotësisht për shkak të një aksidenti trafiku, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 19:22, 24 korrik, 2025
Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Nga ora 17:50 në rrugën Mavrovë - Dibër dhe anasjelltas, pranë Urës së Rostushës, trafiku është ndërprerë plotësisht për shkak të një aksidenti trafiku, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga LAMM rekomandojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
foto: MIA