• e martë, 26 nëntor 2024

Ndërprerje e re në Bllokun 1 të KEM-Manastir për shkak të problemeve në sistemin MEPSO

Ndërprerje e re në Bllokun 1 të KEM-Manastir për shkak të problemeve në sistemin MEPSO

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Blloku 1 i KEM-Manastir rreth orën 12 e ka ndërprerë punën për shkak të ndërprerjes së largpërçuesit 110 kilovoltësh të SHA MEPSO. Funksionimi i rregullt dhe normal i Bllokut 1 është ndërprerë për shkak se në momentin kritik, termocentrali nuk ka mundur të japë energjinë e prodhuar në sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, pas së cilës, konform protokolleve të sigurisë është shkyçur, njoftoi SHA EMV.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në disa vendbanime në Manastir gjatë periudhës së njejtë kur pa furnizim mbeti edhe Blloku 1 i KEM-Manastir është për shkak të problemit të njëjtë, të shkaktuar nga linja e transmetimit të MEPSO-s dhe nuk ka lidhje me punën e kombinatit.

Paralelisht, pa problem po zhvillohet prodhimi i energjisë elektrike nga Blloku 2 i KEM-Manastir sepse impianti është i lidhur në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të SHA MEPSO përmes një largpërçuesit tjetër, 400 kilovoltësh. Në bllokun 3 janë duke u zhvilluar aktivitetet e riparimit. 

Ndërprerja e sotme e Bllokut 1 të KME-Manastir për shkak të problemeve në rrjetin e transmetimit të SHA MEPSO është e treta në një periudhë prej 40 ditësh. Ekspertët nga KEM-Manastir po punojnë për tejkalimin e situatës dhe kthimin në funksion të Bllokut 1, thuhet në njoftimin e SHA EMV. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR