• e martë, 24 dhjetor 2024

Ndërprerje e punëve në aksin Shkup - Bllacë për shkak të komunikacionit të rritur

Ndërprerje e punëve në aksin Shkup - Bllacë për shkak të komunikacionit të rritur

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e njofton opinionin se përkohësisht do të ndërpriten aktivitetet ndërtimore të cilat po zhvillohen në tunelin e rrugës shtetërore A4, në aksin Shkup - Bllacë. Ato do të vazhdojnë nga shtatori.

"Ndërprerja e punëve në këtë aks do të bëhet për shkak të qarkullimit të rritur të komunikacionit në muajin gusht, në mënyrë që të evitohen qëndrimet në vend, ndërkaq janë në drejtim të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion të cilët e shfrytëzojnë këtë aks. Kryesi i punëve, Granit-Shkup, përkohësisht do t'i stopojë aktivitetet ndërtimore në rehabilitimin e tunelit, me ç'rast gjatë ndërprerjes së komunikacioni do të zhvillohet normalisht, dhe jo nën regjim të posaçëm", kumtojnë nga Ndërmarrja publike për rrugë shtteërore.

Punët në këtë pjesë të rrugës shtetërore do të vazhdojnë në fillim të shtatorit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR