• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ndërprerje e madhe e rrymës për shkak të zjarrit në Berlin, policia dyshon për motive politike

Ndërprerje e madhe e rrymës për shkak të zjarrit në Berlin, policia dyshon për motive politike

Berlin, 9 shtator 2025 (MIA) – Dhjetëra mijëra familje në Berlin mbetën pa rrymëpas zjarreve që shpërthyen në dy shtylla elektrike, deklaroi një zëdhënëse e policisë, duke shtuar se ka dyshime se bëhet fjalë për një akt kriminal "të motivuar politikisht".

Zjarri ka shpërthyer mbrëmë në qarkun Johanistal, në juglindje të kryeqytetit, informoi një zëdhënëse e policisë së Berlinit, transmetoi Beta.

Zjarrfikësve iu desh një orë për të shuar zjarrin e zbuluar rreth orës tre të mëngjesit të sotëm në dy shtylla elektrike.

Zjarri shkaktoi ndërprerje të rrymës për 43.000 amviseri dhe 3.000 biznese, theksoi policia.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë që drejton me rrjetin elektrik të Berlinit, 50.000 klientë të tyre janë prekur, ndërsa rreth mesditës, 15.000 prej tyre kishin sërish rrymë. 

Policia dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm dhe nuk e përjashton mundësinë për një motiv politik, tha një zëdhënëse e policisë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo mund të shpjegojë llojin e instalimit të synuar dhe dëmin e shkaktuar, shtoi ajo.

Policia po kryen hetim.

Disa shtëpi për persona të moshuar, shkolla, kopshte dhe tramvaje u prekën gjithashtu nga ndërprerjet e rrymës. Policët po udhëheqin me komunikacionin në disa vende, sepse disa semaforë nuk punojnë. ls/ 

Foto: EPA ilustrim 

 

QËNDRONI TË LIDHUR