NBA zgjodhi pesëshen ideale
- Liga më e fortë e basketbollit në botë – NBA i shpalli pesë lojtarët idealë për sezonin 2022/23.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:38, 11 maj, 2023

Uashington, 11 maj 2023 (MIA) – Liga më e fortë e basketbollit në botë – NBA i shpalli pesë lojtarët idealë për sezonin 2022/23.
Në pesëshen më të mirë u gjetën: Shej Gilges-Aleksander (Oklahoma), Lluka Donçiq (Dallas), Xhejson Tejtum (Boston), Janis Antetokumbo (Milvoki) dhe Xhoel Embid (Filadelfi).
Pesëshja e dytë: Stef Kari (Golden Stjt), Donovan Miçell (Klivlend), Xhimi Batler (Majami), Xhejlen Braun (Boston) dhe Nikolla Jokiq (Denver).
Pesëshja e tretë: Domantas Sabonis (Sakramento), Xhulius Randli (Nju-Jork), Lebron Xhejms (Lejkers), Damian Lilard (Portland) dhe De'Aaron Foks (Sakramento). ar/
Foto: EPA