• e shtunë, 06 korrik 2024

NBA e publikoi përbërjen e "Yjeve në ngritje" për fundjavën Oll-star

NBA e publikoi përbërjen e

Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - NBA e publikoi listën për ndeshjen me "Yjet në ngritje".

Njëzet e një lojtarë të NBA-së, përfshirë edhe debituesit Viktor Vembanjama dhe Çet Holmgren, dhe shtatë lojtarë nga "Liga G" janë në listën për fundjavën Oll-star të 16 shkurtit në Idianapolis.

Debituesit (11) dhe basktetbollistët të cilët për të dytin vit janë në ligë (10) do të ndahen në tre ekipe gjatë draftit special të martën, 6 shkurt, ndërsa përfaqësuesit e Ligës zhvillimore do ta përbëjnë ekipin e katërt.

Në mini-turnenë do të paraqiten katër ekipe me nga shtatë lojtarë.

Trajnerë të cilët do t'i kryesojnë ekopet do të jenë: Pat Gasol, ekipi i të cilit fitoi në turnenë e vitit të kalaur, Tamika Keçings, Xhejlen Roiz dhe Detlef Shrempf. ab/

Foto: NBА

QËNDRONI TË LIDHUR