• e martë, 26 nëntor 2024

Nauzeda e shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale, rivali i tij e pranoi humbjen

Nauzeda e shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale, rivali i tij e pranoi humbjen

Vilnius, 27 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauzeda shpalli fitoren në rrethin e fundit të zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet baltik, sepse numërimi vijues i votave tregoi se ai ka përparësi të madhe në garën e tij kundër Ingrida Shimonite, njoftuan mediat amerikane dhe britanike.

Komisioni zgjedhor njoftoi se Nauzeda ka fituar 76 për qind të votave pas numërimit të 80 për qind të fletëve të votimit. 

Shimonite e pranoi humbjen dhe tha se "e uron presidentin e sapozgjedhur të Lituanisë".

"Populli lituanez më dha mandat të madh të besimit dhe jam i vetëdijshëm se do të duhet ta ruaj këtë besim", deklaroi 60-vjeçari Nauzeda për mediat në Vilnius pasi rivali i tij e uroi për fitoren.

Ai shfaqi besim se do të mundet ta shfyrytëzojë përvojën e tij pesëvjeçare në funksion "në mënyrë të drejtë, para së gjithash që t'i arrijë qëllimet për mirëqenie të të gjithë njerëzve në Lituani".

Nauzeda është bankar i qendrës së djathtë, i cili njihet si politikan proevropian dhe mbrojtës i besueshëm i Ukrainës gjatë mandatit të tij të parë.

Lituania është vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, me popullsi prej 2,8 milionë banorë për të cilët ekziston frika se do të jenë qëllimi i ardhshëm i Rusisë nëse fiton në luftën kundër Ukrainës. Nauzeda është kritik i ashpër i Kremlinit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR