• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

NATO shpalli konkurs për pjesëmarrje në Sfidën "Gratë dhe vajzat në shkencë për vitin 2025"

NATO shpalli konkurs për pjesëmarrje në Sfidën

 Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) - Organizata e NATO-s për Shkencë dhe Teknologji (STO) ka shpallur konkurs për pjesëmarrje në Sfidën "Gratë dhe vajzat në shkencë" për vitin 2025, qëllimi i së cilës është t'i frymëzojë gratë e reja që të vzhdojnë karrierën e tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë dhe në të cilin mund të marrin pjesë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të këtij edicioni të dytë të Sfidës do të sigurohet platformë përmes së cilës gratë dhe vajzat e përzgjedhura mund të ndajnë ide inovative hulumtuese në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen globale. 

 Me konkursin thirren gratë e reja dhe vajzat të paraqesin propozime vizionare për hulumtim që kanë të bëjnë  me sfidat urgjente në fushën e hulumtimit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Propozimet duhet të kenë për qëllim zgjidhjen e një çështjeje aktuale ose parandalim të shfaqjes së kërcënimeve të reja. Çdo propozim duhet të bëjë  në prioritetet e shkencës dhe teknologjisë së NATO-s, të tilla si parandalimi, energjia, qëndrueshmëria, hapësira dhe klima. 

 Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë gratë e moshës 18 deri në 35 vjeç, të cilat janë shtetase të një vendi anëtar të NATO-s dhe janë duke studiuar ose kanë përfunduar arsim universitar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës ose shkencave sociale.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve në konkurs skadon më 11 mars të vitit 2025 në orën 23:59 sipas kohës së Evropës Qendrore. Aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze dhe aplikimet në gjuhë të tjera nuk do të pranohen. 

 Dymbëdhjetë finalistët e përzgjedhur në konkurs do të prezantohen më 6 qershor në një ngjarje në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të bëjnë personalisht një prezantim 10-minutësh të propozimeve të tyre.

Të 12 finalistët do të marrin mirënjohje për kontributin e tyre në Sfidë, ndërsa tre fituesit  e parë do të mund edhe ta vizitojnë Qendrën e NATO-s për Hulumtim dhe Eksperimente Detare (CMRE) vendin italian La Spezia gjatë verës së ardhshme. 

 Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR