• e hënë, 23 dhjetor 2024

NATO shënon 75 vjetorin e ekzistimit

NATO shënon 75 vjetorin e ekzistimit

Bruksel, 4 prill 2024 (MIA) - Në Bruksel mbahet takim dyditor i shefave të diplomacive të vendeve të NATO-s, me rastin e 75 vjetorit të Aleancës.

Mendohet për pako pesëvjeçare të ndihmës ushtarake për Ukrainën nga 100 miliardë euro, e cila do të sigurojë mbështetje për Kievin në rast se Donald Tramp kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Moska thotë se nuk ka vend për NATO-n në botën multipolare, por se ajo do të vazhdojë të jetë në fokusin e vëmendjes ruse.

Ministrat e punëve të jashtme të 32 vendeve-anëtare të NATO-s shqyrtojnë mënyra që t'i japin ndihmë Ukrainës në bazë afatgjate.

Planifikohet që NATO të ndërmarrë një pjesë të kooridnatave nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja, të njohura si grupi Ramshtajn, e cila bashkon rreth pesëdhjetë vende.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg thotë se është arritur marrëveshje për nevojën e prëforcimit të rolit të Aleancës në mbështetje të Ukrainës, por se vendimi përfundimtar pritet në Samitin e NATO-s në korrik në Uashington  

"Nëse duam që lufta të përfundojë shpejt, duhet t'i tregojmë Rusisë se nuk mund të fitojë, por se duhet të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të pranojë një marrëveshje sipas së cilës Ukraina është një shtet sovran dhe i pavarur. Kjo është arsyeja pse NATO ka një rol të fortë në koordinimin dhe mbështetjen e Kievit, një mënyrë për t'i dhënë fund luftës, në të cilën Ukraina do të fitojë", tha Stoltenberg.

Ai theksoi se çështja nuk është nëse, por kur Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës. Moska thotë, Stoltenberg duhet të pranojë se nuk do t'i arrijë qëllimet e veta në fushëbetejë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova thotë se NATO-ja sot në lidhje me Rusinë "është kthyer në kushte të Luftës së Ftohtë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR