• e hënë, 23 dhjetor 2024

NATO-ja e shënon 20 vjetorin e zgjerimit të saj më të madh

NATO-ja e shënon 20 vjetorin e zgjerimit të saj më të madh

Bruksel, 29 mars 2024 (MIA) - NATO sot feston 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të Aleancës, kur shtatë vende iu bashkuan paktit.

"Sot shënohet 20 vjetori i pranimit të Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë", deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Fara Daklala. 

"Ky vit shënon edhe 25 vjetorin e zgjerimit të parë të paktit pas Luftës së Ftohtë me pranimin e Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë, si dhe 75 vjetorin e themelimit të Aleancës”, shtoi ajo.

Paraprakisht këtë muaj, NATO-ja ka nxjerrë të dhëna që tregojnë se më shumë se 80 për qind e qytetarëve të vendeve të aleancës janë të mendimit se vendet e Evropës dhe Amerikës së Veriut duhet të punojnë së bashku për sigurinë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR