• e mërkurë, 03 korrik 2024

NATO po përgatit kapsulë kohore me rastin e ditëlindjes së 75-të

NATO po përgatit kapsulë kohore me rastin e ditëlindjes së 75-të

Bruksel, 3 prill 2024 (MIA) - Me rastin e 75-vjetorit nga themelimi i saj, NATO-ja po përgatit kapsulë kohore digjitale, që do të grumbullojë artefakte nga viti 2024, të cilat duhet të kapin momente nga e tashmja dhe të dërgojnë porosi për të ardhmen.

Përmbajtjet në kapsulë do të përbëhen nga porosi të shkruara, vepra artistike, fotografi dhe video incizime, të cilat do të vulosen në mënyrë digjitale dhe do të ruhen për gjeneratat e ardhshme.

Është paraparë që kapsula të hapet me rastin e 150-vjetorit nga formimi i i Aleancës në vitin 2099.

Të interesuarit për ruajtjen e trashëgimisë së Aleancës mund t'i bashkangjien projektit me kontributin e tyre për atë se si e imagjinojnë ardhmërinë e NATO-s, ku presin të lëviz Aleanca deri vitin 2099, cilat janë shpresat, brengat dhe parashikimet e tyre lidhur me ardhmërinë e Paktit, si dhe kujtimet eventuale nga Organizata që do të dëshironin t'i ruajnë në 75 vitet e ardhshme.

Afati i fundit për dhënien e kontributit në kapsulën kohore digjitale është deri më 31 gusht të vitit 2024 në ora 23:59 sipas kohës së mesme evropiane. bsh/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR