NATO: Po intensifikohen sulmet hibride të Rusisë ndaj anëtareve të Aleancës
- Anëtaret e NATO-s janë thellësisht të shqetësuar për rritjen e fundit të sulmeve hibride nga Rusia në territorin e vendeve të Aleancës, të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë, njoftoi sot Aleanca.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:13, 2 maj, 2024
Bruksel, 2 maj 2024 (MIA) - Anëtaret e NATO-s janë thellësisht të shqetësuar për rritjen e fundit të sulmeve hibride nga Rusia në territorin e vendeve të Aleancës, të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë, njoftoi sot Aleanca.
Kjo, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të NATO-s, përfshin sulme që kanë rezultuar në hetimin dhe padinë e shumë individëve në lidhje me aktivitete armiqësore që përfshijnë Republikën Çeke, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
NATO dënoi sjelljen e Rusisë dhe i kërkoi asaj të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare, duke thënë se veprimet e Moskës nuk do t'i pengojnë anëtarët e aleancës që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
Në deklaratë thuhet se këto incidente janë pjesë e “fushatës intensive të Rusisë, të cilën ajo vazhdon ta kryejë në të gjithë territorin e vendeve anëtare të NATO-s”.
Thuhet se incidente përfshijnë sabotim, akte dhune, ndërprerje kibernetike dhe elektronike, fushatë dezinformuese dhe operacione të tjera hibride.
NATO thekson solidaritetin me shtetet anëtare të prekura nga sulmet hibride ruse dhe thotë se do të veprojë kolektivisht për të adresuar veprime të tilla.
Thuhet se Aleanca do të vazhdojë t'i rezistojë sulmeve hibride ruse. qa/