NATO druan nga sabotimet e reja serioze dhe sulmet kibernetike
- NATO druan nga akte të reja serioze të sabotimit dhe sulmeve kibernetike në territorin e aleancës, deklaroi një funksionar i lartë në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:29, 4 dhjetor, 2024
Bruksel, 4 dhjetor 2024 (MIA) - NATO druan nga akte të reja serioze të sabotimit dhe sulmeve kibernetike në territorin e aleancës, deklaroi një funksionar i lartë në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel.
Siç raportoi DPA, ai tha se "veçanërisht Rusia duket se është gjithnjë e më e gatshme të dëmtojë ose kërcënojë jetët përmes sabotimeve në vendet anëtare të NATO-s".
Kina, Irani dhe Koreja e Veriut janë gjithashtu aktive në sulme kibernetike, shtoi ai dhe theksoi se Pekini, ashtu si Moska, po zbaton një fushatë të vazhdueshme për përhapjen e softuerëve të këqinj.
Qëllimi është që të kryejë spiunazh, por edhe aftësi për të shkaktuar përçarje në rast të rritjes së tensioneve.
Rusia po fokusohet në infrastrukturën kritike dhe veçanërisht në sistemet e kontrollit industrial, tha përfaqësuesi i NATO-s.
Ai si shembull e ka theksuar sulmin e madh, ndoshta të kryer nga Irani, ndaj Shqipërisë anëtare të NATO-s, i cili paralizoi sistemin e saj të kontrollit kufitar, ndërsa dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u publikuan edhe në internet.
Ai shpjegoi se pas sulmit, gjithçka u publikua, duke përfshirë dosjet e policisë, shkëmbimet të e-maileve mes policëve, dëshmitarëve sekretë dhe dosjeve të Interpolit.