• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy shfaqje të Teatrit nga Sofja në Teatrin shqiptar në Shkup

Dy shfaqje të Teatrit nga Sofja në Teatrin shqiptar në Shkup

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA)- Programi i Skupfestivalit sonte nga ora 19:00  do të vazhdojë me performancën artistike “ X”, nga produksioni Yalta Art Room nga Sofje e Bullgarisë, frymëzuar nga Omar Kajami, regjia nga Bojan Kraçollov me interpretim të  Vasil Duev – Tuig.  

Në oën 20:30 do të jepet shfaqja  “Medea” nga Euripidi prodhuar nga Teatri kombëtar “Ivan Vazov” nga  Sofje. Është në regji të regjisorit të njohur anglez Deklan Donellan, ndërsa luhet nga: Radina Karxhillova, Velisllav Pavllov, Valentin Ganev, Asen Dankov, Javor Valkanov, Stelian Radev, Viara Tabakova, Radena Valkanova, Joreta Nikollova, Stefania Koleva, Elena Ivanova, Nadja Keranova, Ana Papadopullu si dhe  2 aktorë  fëmijë.

Mbrëmë nga ora 20:00 u dha shfaqja e programit të Skupifestivalit “Don Zhuani” i autorit të njohur francez Zhan Baptist Molieri, në regji të Vasil Vasilevit, prodhuar nga Teatri kombtar i Nishit. Në role kanë qenë: Dejan Lilliq, Dragisha Velkoviq, Maja Vukojeviq Cvetkoviq, Andrija Mitiq, Urosh Millojeviq, Katarina Mitiq Pavlloviq, Natallija Joviq, Danillo Petroviq, Marjan Todoroviq dhe Milosh Mitroviq.

QËNDRONI TË LIDHUR