NARBM do ta shëmojë Ditën e Sëmundjeve të Rralla
- Me një diskutim të hapur të përfaqësuesve të shoqatave të pacientëve, institucioneve përkatëse, profesionistëve mjekësorë dhe qytetarëve të interesuar, Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla e Maqedonisë (NARBM) do të shënojë Ditën e Sëmundjeve të Rralla - 28 shkurt.
- Post By Sara Ademi
- 08:20, 27 shkurt, 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Me një diskutim të hapur të përfaqësuesve të shoqatave të pacientëve, institucioneve përkatëse, profesionistëve mjekësorë dhe qytetarëve të interesuar, Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla e Maqedonisë (NARBM) do të shënojë Ditën e Sëmundjeve të Rralla - 28 shkurt.
Ngjarja, siç është njoftuar nga NARBM, organizohet për të rritur ndërgjegjësimin publik rreth sfidave me të cilat përballen personat me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre, si dhe për të inkurajuar dialogun institucional për të çuar përpara politikat për integrimin e tyre më të mirë në shoqëri.
Në fillim, janë planifikuar fjalime të shkurtra nga përfaqësues institucionalë, të ndjekura nga dëshmi nga njerëz që jetojnë me sëmundje të rralla, si dhe një diskutim mbi sfidat dhe zgjidhjet e mundshme në sistemin shëndetësor dhe të mbështetjes sociale. sa/
foto: MIA