• e hënë, 23 dhjetor 2024

Napoli mund t'i ofrojë Osimenit rritje të pagës dhe klauzolë lirimi prej 160 milionë euro

Napoli mund t'i ofrojë Osimenit rritje të pagës dhe klauzolë  lirimi prej 160 milionë euro

Napoli, 29 maj 2023 (MIA) - Napoli ka për qëllim ta mbajë Viktor Osimenin për të cilin janë të interesuar Çellzi, Baerni dhe PSZH.

Kryetari i “napolitanëve”, Aurelio De Laurentis mendon ta ripërtërijë marrëveshjen e Osimenit me një rritje të ndjeshme të pagës, e cila aktualisht është 4.5 milionë dollarë në vit. 

Ende nuk ka oferta zyrtare nga klubet e tjera për sulmuesin 24-vjeçar, ndërsa  De Laurentis për nigerianin  planifikon të përfshijë një klauzolë lirimi prej 160 milionë euro në marrëveshjen e re", raporton "Calciomercato".

Marrëveshja aktuale e sulmuesit është deri në qershor të vitit 2025.

Me 25 gola në 31 ndeshje, Osimeni kryeson garën për golashënuesin më të mirë në Serie A. ar/

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR