• e mërkurë, 03 korrik 2024

Napoli ka refuzuar 130 milionë euro për Osimenin

Napoli ka refuzuar 130 milionë euro për Osimenin

Napoli, 30 korrik 2023 (MIA) - Napoli e ka refuzuar ofertën e Al Hilalit për sulmuesin Viktor Osimen, shkruan "Il Mattino".

Klubi saudit ka ofruar 130 milionë euro për nigerianin 24-vjeçar, por napolitanët e kanë refuzuar ofertën, pasi dëshirojnë të marrin të paktën 200 milionë.

Osimen sezonin e kaluar ka luajtur në 39 ndeshje për Napolin në të gjitha garat, duke shënuar 31 gola dhe pesë asistime. Ai sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Seria A. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR