• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nagelsman e udhëheq kombëtaren gjermane deri në fund të Euro 2024

Nagelsman e udhëheq kombëtaren gjermane deri në fund të Euro 2024

Berlin, 19 shtator 2023 (MIA) - Julian Nagelsman është selektori i ri i kombëtares gjermane të futbollit. Sipas "Bild", Federata gjermane e futbollit (FGJF) ka realizuar kontratë për bashkëpunim me trajnerin 36 vjeçar. Ai do ta udhëheq kombëtaren deri në fund të Euro 2024.

Mbetet që vetëm palët të arrijnë marrëveshje për detajet e fundit. Paga e trajnerit pritet të jetë 400.000 euro në muaj.

Në të njejtën kohë, kontrata e Nagelsman me Baernin është prishur. Trajneri më nuk do të marrë pagë nga klubi i Munihut.

Baern në mars paralajmëroi dorëheqje të Nagelsmanit. Tuhel është emëruar trajneri kryesor. Megjithatë ka vazhduar të marrë pagesa sipas kontratës, e cila ka zgjatur deri në vitin 2026 - gjithsej ai mund të marrë rreth 20 milionë euro. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR