• e mërkurë, 17 korrik 2024

Nadal i bindur se Alkaraz do të bëhet një nga tenistët më të mirë në histori

Nadal i bindur se Alkaraz do të bëhet një nga tenistët më të mirë në histori

Madrid, 16 korrik 2024 (MIA) - Njëzet e dy herë kampioni i Grend slemit, spanjolli Rafael Nadal, ka vlerësuar parashikimet për karrierën e bashkatdhetarit të tij Karlos Alkaraz.

"Kam përshtypjen se po flasim për një lojtar që do të bëhet një nga më të mirët në histori. Kjo është ndjenja ime. Ai është një lojtar me potencial të madh. Jeta mund të ndryshojë shpejt, është e vërtetë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por sot, nëse duhet të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në karrierën e tij, ne parashikojmë gjëra të mahnitshme", deklaroi Nadal për "Punto de Break".

Të dielën Alkaraz fitoi trofeun e Vimbëldonit. Ai në finalen e turneut e mposhti serbin Novak Gjokoviq me rezultat 6:2, 6:2 dhe 7:6 (7:4). 21-vjeçari spanjoll  këtë vit fitoi edhe Roland Garosin. Ai ka gjithsej katër tituj Gren slem.

Për momentin është në vendin e tretë në renditjen e ATP-së me 8.130 pikë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR