Nabi Keita po kalon nga Liverpuli te Verder Bremen
- Mesfushori i Liverpulit, Nabi Keita, të cilit i skadon kontrata me Liverpulin, do ta vazhdojë karrierën në Verder Bremen, raporton "Bild".

Berlin, 9 qershor 2023 (MIA) - Mesfushori i Liverpulit, Nabi Keita, të cilit i skadon kontrata me Liverpulin, do ta vazhdojë karrierën në Verder Bremen, raporton "Bild".
Sipas gazetës gjermane, marrëveshja tashmë është rënë dakord dhe e përfunduar.
Liverpuli njoftoi largimin e Keita në fund të sezonit në maj. Kontrata e Guineasit skadon në verë. Ai luan për klubin anglez që nga viti 2018.
Keita bëri 13 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar pa shënuar asnjë gol. ls/
Foto: EPA