• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëntëmbëdhjetë vjet nga vdekja e Boris Trajkovskit

Nëntëmbëdhjetë vjet nga vdekja e Boris Trajkovskit

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Me vendosjen e luleve nga kreu i shtetit dhe delegacioni parlamentar, sot do të shënohet përvjetori i nëntëmbëdhjetë i rrëzimit të aeroplanit në të cilin humbën jetën ish presidenti, Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit.

Në Butel të Shkupit, në varrin e ish presidentit Boris Trajkovski, do të marrin pjesë dhe do të vendosin lule të freskëta  bashkëshortja e ish presidentit Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska, si dhe një delegacion i kabinetit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga presidenti Stevo Pendarovski.

Gjithashtu, në Butel do të vendosin lule edhe delegacioni i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Slavica Gërkovska, zëvendëskryetare e Qeverisë, Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit. Më pas, delegacion i ARM-së i kryesuar nga gjeneralmajori Azim Nuredini, zëvendës shef i Shtatmadhorisë, si dhe delegacioni i Unionit të Luftëtarëve nga LNÇAM-së, i kryesuar nga Naum Bureski, nënkryetar i Bordit Kryesor të LLM-së.

Në varrezat e qytetit në Butel, lule do të vendosë edhe delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i përbërë nga Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Toni Jarevski.

Në Strumicë, në monumentin e ish presidentit Boris Trajkovski, do të marrin pjesë dhe do të vendosin lule delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe drejtori i Byrosë për Furnizime Publike Borçe Haxhiev.

Në Rotimle, afër Mostarit të Bosnja e Hercegovinës në vend ngjarjen ku ndodhi aksidenti i aeroplanit, do të marrin pjesë dhe do të vendosin lule një delegacion qeveritar i përbërë nga Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme të RMV-së dhe përfaqësues nga kabineti i Presidentes së Maqedonisë së Veriut Katerina Canevska Arsovska, këshilltare e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kolonele Biljana Blazevska, adjutante e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç është njoftuar, në Rotimle do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Bosnja e Hercegovina.

Në rrëzimin e aeroplanit, i cili ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004, humbën jetën presidenti Boris Trajkovski dhe një delegacion prej tetë anëtarësh që po udhëtonin në një Konferencë Ndërkombëtare në Mostar.

Përveç presidentit Boris Trajkovski, kanë humbur jetën edhe zëdhënësja Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët Risto Blazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Mile Krstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti i aeroplanit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR