• e diel, 22 dhjetor 2024

Nëntë varka me 572 persona u hasën në La Mansh

Nëntë varka me 572 persona u hasën në La Mansh

 Londër, 10 nëntor 2024 (MIA) - Nëntë varka me 572 persona janë hasur gjatë kalimit të La Manshit dje, bëri të ditur sot Ministria britanike e Punëve Brendshme.

 Me këtë, numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë ardhur deri më tani këtë vit ka arritur në 32.691, që është për 22 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar (26.699), por gjithsesi 18 për qind më pak se ata të regjistruar deri në nëntor të vitit 2022 (39.929).

 Kalimet e fundit vijnë pasi kryeministri britanik Kir Starmeri paralajmëroi një nismë të re për të kapjen bandave kriminale që kontrabandojnë emigrantë nëpër Ballkanin Perëndimor, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar numrin e kalimeve me varka.

Starmeri paralajmëroi marrëveshje për të forcuar shkëmbimin e informacionit të inteligjencës, ekspertizës dhe bashkëpunimit me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. 

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR