• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nëntë persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Afrikën e Jugut, ishin duke u kthyer nga një tubim partiak

Nëntë persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Afrikën e Jugut, ishin duke u kthyer nga një tubim partiak

Kejp Taun, 25 shkurt 2024 (MIA) - Nëntë persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Afrikën e Jugut teksa po ktheheshin nga tubimi i partisë në pushtet të Kongresit Nacional Afrikan.

Mbështetësit e partisë së presidentit Kiril Ramafosa po ktheheshin në shtëpi me autobus pas një mitingu në qytetin Durban.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, njoftoi policia.

Shërbimet e urgjencës kanë bërë të ditur se 17 persona të tjerë janë plagosur në përplasjen pranë qytetit Paulpitersburg, rreth 360 kilometra në veri të Durbanit.

Kongresi Nacional Afrikan njoftoi se disa nga të lënduarit ishin në gjendje kritike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR