Nënshkrimi i marrëveshjes për hua për rinovimin e flotës së mjeteve të HRMV Transport
- Në Qeveri sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rinovimin e flotës së mjeteve për nevojat e HRMV Transport SHA Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 07:42, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Në Qeveri sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rinovimin e flotës së mjeteve për nevojat e HRMV Transport SHA Shkup.
Është paralajmëruar fjalim i kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësues të BERZH-it, të Ministrisë së Transportit dhe udhëheqësia e HRMV Transport.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski javën e kaluar informoi se janë siguruar 21 milionë euro nga BERZH me të cilat do të furnizohen të paktën pesë lokomotiva të reja elektrike, me qëllim të modernizimit të Hekurudhave të Maqedonisë dhe shërbimet e transportit të ngarkesave.
"Ju e dini që vitin e kaluar kur u formua kjo Qeveri, për fat të keq nuk kishim asnjë lokomotivë aktive, ndërsa tani kemi 11, nga të cilat 4 janë më të reja dhe 7 më të vjetra. Me 9 lokomotiva që do të ishin elektrike, do të jemi në gjendje të shërbejmë të gjithë transportin e mallrave, shpresoj nga viti 2028, sepse afati i dorëzimit për këto lokomotiva është 2 vjet. Nga ajo që kemi si njoftim nga BERZH, tërheqja do të shpallet në mars të vitit të ardhshëm", tha Nikolloski në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend. sa/
foto: MIA