• e martë, 24 dhjetor 2024

Nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Kuvendit dhe Fondacionit Vestminster për projektin "Praktikoni Demokracinë"

Nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Kuvendit dhe Fondacionit Vestminster për projektin

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fondacioni për demokraci Vestminster dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit të Komonveltit britanik, sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim me të cilin do të zbatohet projekti "Praktikoje demokracinë", i financuar nga Ambasada britanike në Shkup, ndërsa do të zgjasë së paku deri më 31 mars të vitit 2025.

Memorandumin për mirëkuptim, kumtuan nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, e nënshkruan sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, drejtori rajonal për Evropë dhe Azinë Qendrore i Fondacionit për Demokraci të Vestminsterit, Kristofer Stuart Levik dhe drejtori i Programeve në Ambasadën Britanike në Shkup, Andru Brand.

Sipas Sekretares së Përgjithshme Ivanova, me nënshkrimin e memorandumit do të vazhdojë bashkëpunimi afatgjatë dhe i suksesshëm me Fondacionin Vestminster, rezultat veçanërisht domethënës i të cilit është themelimi i Zyrës së Buxhetit në Kuvend dhe njëkohësisht bashkëpunimi me Klubin rinor vazhdon, si dhe në pjesën e programit vullnetar.

Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike dhe Fondacionit për Demokraci të Vestminster-it besojnë se bashkëpunimi dhe partneriteti me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut rezulton në faktin se projektet e realizuara u  bënë shembull për interesimin e parlamenteve të tjera në rajon.

"Qëllimi i projektit është t'i ofrojë mbështetje Kuvendit në forcimin e Programit të Punës Vullnetare për të rinjtë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për kuadër të ri potencial për institucionin. Mbështetje ofrohet edhe për punën e organeve joformale (Klubi për Çështje Rinore dhe Politika Rinore) dhe komisioneve kuvendore (Komisioni për Financim dhe Buxhet), si dhe organeve dhe komisioneve të tjera në përputhje me nevojat e përcaktuara të përbashkëta", citohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Kuvendit. sa/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR