Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në fushën e reformës së administratës publike me Serbinë
- Ministri i Administratës Publike, Goran Minçevi dhe ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Serbisë, Jelena Zhariq Kovaçeviq, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e reformës së administratës publike në Shkup, me qëllim të përparimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:06, 27 nëntor, 2024
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçevi dhe ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Serbisë, Jelena Zhariq Kovaçeviq, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e reformës së administratës publike në Shkup, me qëllim të përparimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Memorandumi parashikon inkurajimin reciprok, lehtësim dhe përfshirje në bashkëpunim, shkëmbim të ekspertizës në fushën e reformave në administratën publike, duke përfshirë zhvillimin e politikave, strategjive dhe rregulloreve në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, duke mundësuar aftësimin profesional, trajnimin në menaxhimi i cilësisë në administratën publike, zhvillim të mëtejshëm të sistemit të informacionit për menaxhim të burimeve njerëzore, vendosja e mjeteve inovative në administratën publike, si dhe pjesëmarrje reciproke dhe partneritet në projekte.
Ministri Goran Minçevi theksoi rëndësinë e këtij memorandumi, duke theksuar se ai paraqet një hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin rajonal.
"Nënshkrimi i këtij memorandumi paraqet reflektim të përkushtimit të përbashkët për modernizimin e administratës publike dhe mbështetjen e reformave si shtytës për progresin ekonomik dhe social. Besoj se ky bashkëpunim do të na mundësojë të ndajmë praktikat më të mira dhe të gjejmë zgjidhje inovative për sfidat me të cilat përballemi në sektorin publik" theksoi Minçevi.
Ministrja Zhariq Kovaçeviqi deklaroi se memorandumi është bazë për afrim dhe forcimin e dy administratave dhe pritet të mundësojë një zhvillim më të shpejtë dhe më intensiv të administratës publike të dy vendeve.
"Në këtë mënyrë, Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë e inkurajojnë modernizimin dhe thellojnë bashkëpunimin në fushat kyçe të reformës së administratës publike. Bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i praktikave të mira janë kyçe për forcimin e resurseve tona më të rëndësishme, kapitalin njerëzor, si dhe përmirësimin e integrimit evropian", theksoi Zhariq Kovaceviqi.
Foto: MSHIA