Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Demokraci "Societas Civilis"
- Ministria për Çështje Evropiane (MÇE) dhe Institutit për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS) sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim të përparimit të kapaciteteve të institucioneve në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedpnisë së Veriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:38, 4 gusht, 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Ministria për Çështje Evropiane (MÇE) dhe Institutit për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS) sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim të përparimit të kapaciteteve të institucioneve në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedpnisë së Veriut.
Siç informojnë nga MPJ, bashkëpunimi do të realizohet përmes mbështetjes së grupit punues e formuar nga Qeveria për vendosjen e mekanizmit për kontrollin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe grupit më të ngushtë të punës për përgatitjen e projektligjit në këtë fushë, si dhe përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve në aktivitetet e projektuese, konferenca dhe punëtori.
Në mënyrë shtesë, theksohet në kumtesë, IDSCS do të sigurojë mbështetje profesionale dhe eksperte në përgatitjen e pozicioneve negociuese për Kapitullin 30 - Marrëdhëniet e jashtme, posaçërisht në pjesën e shqyrtimit të investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe zbatimin e zgjidhjeve ligjore.
Memorandumi parasheh edhe aktivitete të përbashkëta për mbështetjen e zbatimit të obligimeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën e Reformave 2024–2027, si dhe promovimin e përfitimeve nga reformat për publikun dhe palët e interesuara.
Foto: MÇE