• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshje me “BMZ”-në për investim prej 65 milionë eurosh në ZZHTI Shkup 2, rreth 775 vende të reja pune

Nënshkruhet marrëveshje me “BMZ”-në për investim prej 65 milionë eurosh në ZZHTI Shkup 2, rreth 775 vende të reja pune

Frankfurt, 4 shtator 2023 (MIA) - Kompania gjermane për prodhimin e baterive "BMZ" do të investojë 65 milionë euro në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Shkup 2 dhe do të hapë 775 vende të reja pune.

Marrëveshjen për investim sot në Frankfurt e kanë nënshkruar drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i "BMZ" Sven Bauer dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Jovan Despotovski në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe Jelica Ivanovska, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni.

Me nënshkrimin e kontratës me BMZ, ne po pasurojmë dhe rrisim portofolin e investimeve të huaja në vendin tonë me një investim të ri në një fabrikë për prodhimin e baterive që do të hapë 755 vende të reja pune, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Me realizimin e një investimi prej 65 milionë euro i cili do të hapë 755 vende të reja pune, do të krijohen mundësi shtesë punësimi për bashkëqytetarët tanë, të cilat do të krijojnë shanse për zhvillimin dhe përmirësimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre për të marrë pjesë aktive në proceset më moderne të prodhimit teknologjik dhe të jenë të paguar mirë për këtë”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se me eksportin e parashikuar vjetor prej mbi 360 milionë euro, fabrika e re BMZ do të nënkuptojë përfitim të drejtpërdrejtë për kapacitetet eksportuese të Maqedonisë së Veriut dhe përmirësim të bilancit tregtar, por edhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në ndërtimin afatgjatë dhe baza të qëndrueshme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“BMZ është një kompani që prodhon bateri dhe implementon sisteme baterish në sektorë që në kushtet e një tranzicioni të intensifikuar global drejt një ekonomie të gjelbër, po fitojnë gjithnjë e më shumë vlerë të theksuar tregu dhe mundësi suksesi. BMZ është sinonim i një kompanie të avancuar teknologjikisht, me një nivel të lartë qëndrueshmërie dhe potencial tregu që rezulton nga produktet e tyre inovative, me cilësi të lartë, të cilat çdo vend do të dëshironte të ishte pjesë e ekonomisë së tij”, tha Bytyqi.

Ky investim është një tjetër gur në mozaikun e marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira ekonomike midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të ketë implikime pozitive për marrëdhëniet e mëtejshme bilaterale.

Drejtori i ZZHTI, Jovan Despotovski në deklaratën e tij tha se vetëm pas 7 muajsh nga takimi i parë, tashmë jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje investimi prej 65 milionë euro.

“Më e rëndësishme është që BMZ do të punësojë mbi 750 persona me paga mbi 1200 euro bruto. BMZ është edhe kompania e parë që zyrtarisht merr përsipër të ofrojë mbështetje konkrete për zhvillimin e aftësive te të rinjtë në vendin tonë. Ky është një shembull i mirë se si qytetarët kanë përfitim konkret nga investimet”, tha Despotovski.

Ne po kërkojmë një vend për të investuar ku do të qëndrojmë për një kohë të gjatë, tha për MIA-n  Sven Bauer, drejtor ekzekutiv dhe themelues i BMZ gjermane, kompania me të cilën sot u nënshkrua kontrata për një investim prej 65 milionë eurosh në ZZHTI Shkup 2.

Bauer theksoi se për një kohë të gjatë në të gjithë Evropën po kërkonin një pozicion të mirë për realizimin e investimit.

"Ne nuk jemi një kompani që kërkon një treg afatshkurtër për të realizuar investimin. Përkundrazi, ne po kërkojmë një vend për të qëndruar për një kohë të gjatë, tha Bauer.

Бараме место за инвестиција каде ќе останеме долго време, вели во изјава за МИА Свен Бауер, извршен директор и основач на германски БМЗ, компанијата со којашто денеска во Франкфурт беше потпи

Ai theksoi se angazhimi i fuqisë punëtore do të jetë edhe përmes bashkëpunimit me fakultetet dhe se gjatë studimeve ata do të përfaqësojnë botën e prodhimit të baterive të përdorura në pajisjet elektrike për të tërhequr studentët që të vendosin për ato drejtime studimi.

"Dëshirojmë t'i sjellim këtu edhe punëtorët që do të jenë në Maqedoni në qendrën tonë të trajnimit ku fillimisht do t'u ofrojmë trajnime të specializuara për prodhimin që do të bëhet atje dhe më pas do të jenë gati për fillimin", tha Bauer.

Investimi i ri do të krijojë mbi 750 vende pune dhe do të realizohet në 10 vitet e ardhshme. Do të fillojë si brounfield, në një objekt ekzistues, ndërsa kapaciteti i ri do të jetë në ZZHTI Shkup 2. Marrëveshja është nënshkruar në selinë e BMZ-së nga Bauer dhe drejtori i ZZHTI Jovan Despotovski në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. 

Foto: MIA

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR