• e diel, 07 dhjetor 2025

Nënshkruhet marrëveshje e re kolektive për rritje 20-për qind të pagave për të punësuarit në institucionet publike për mbrojtje sociale

Nënshkruhet marrëveshje e re kolektive për rritje 20-për qind të pagave për të punësuarit në institucionet publike për mbrojtje sociale

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe sindikatat e AOJSHQ dhe SASHK nënshkruan marrëveshje të re kolektive me të cilën do të mundësohet rritje e pagave të të punësuarve në institucionet publike për mbrojtje sociale për 20 për qind, informon ministri Fatmir Limani. 

Ai në faqen e tij në Fejsbuk shkruan se sot me Sindikatën e AOJSHQ dhe SASHK, e nënshkruan Marrëveshjen e re Kolektive e cila, siç thekson, u sjell rritje të merituar të pagave të gjithë të punësuarve – duke përfshirë edhe drejtorët – në sistemin e mbrojtje sociale. 

“Kjo marrëveshje nënkupton përmirësim të kushteve të punës, siguri më të madhe juridike, thellim të dialogut social", shkruan Limani në Fejsbuk.

Kjo, thekson, është një njohje për punën, përkushtimin dhe misionin human të të gjithë të punësuarve në sistemin e mbrojtjes sociale. Me punonjës të motivuar dhe të përkushtuar, ofrojmë shërbime cilësore dhe në dispozicion për të gjithë qytetarët. fc/

Foto: Fejsbuku i Limanit

QËNDRONI TË LIDHUR