• e diel, 22 dhjetor 2024

Nënshkruhen marrëveshje për 274 projekte në komunat me vlerë të përgjithshme prej rreth 4,1 miliardë denarë

Nënshkruhen marrëveshje për 274 projekte në komunat me vlerë të përgjithshme prej rreth 4,1 miliardë denarë

Shkup, 27 tetor 2024 (MIA) - Në Qeveri sot janë nënshkruar marrëveshje me komunat për realizimin e 274 projekteve për investime kapitale me vlerë prej 4,1 miliardë denarë. Marrëveshjet kanë të bëjnë me realizimin e projekteve në pjesën e arsimit, transportit, politikës sociale, kulturës dhe turizmit, mjedisit të jetesës dhe sportit.

"Në pajtim me thirrjen e parë që e ka shpallur Ministria e Vetadministrimit Lokal, sot kemi lidhur marrëveshje për 274 projekte me vlerë të përgjithshme prej rreth 4,1 miliardë denarë. Sot nënshkruhen marrëveshje që bazohen në gjashtë vendime qeveritare, të ndara në gjashtë resore kyçe, ku këto para do të investohen në ndërtimin e projekteve", sqaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferecë për shtyp, të mbajtur menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Pothuaj 133 milionë denarë ndahen për rikonstruime, ndërtimin dhe modernizimin e shkollave dhe sallave sportive, ndërsa janë përfshirë komunat e Gazi Babës, Manastirit, Likovës, Bogovinjës, Kërçovës e tjerë.

Për realizimin e projekteve infrastrukturore nga sfera e transportit ndahen rreth dy miliardë e 800 milionë denarë, ndërsa janë përfshirë komunat Berovë, Aerodrom, Manastir, Bogdanci, Bosilovë, Butel, Vallandovë, Vevçan, Veles, Vrapçisht, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Debarcë, Demir Hisar, Dojran, Dollnen, Gjorçe Petrov, Zhelinë, Zelenikovë, Zërnovc, Ilinden, Jegunovc, Kavadar, Karposh, Karbinci, Kriva Pallankë, Krushevë, Mavrovë, Rostushë e tjerë. Projektet  kanë të bëjnë me investime në rrjeitn rrugor lokal, rrugë, shtigje, rrugë të qasshme...

Në pjesën e politikës sociale, do të investohen rreth 59 milionë denarë, që do të përdoren në ndërtimin e kopshteve tjera për fëmijë në Petrovec dhe Gazi Babë.

Në sferën e sportit janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 220 milionë denarëve për ndërtimin e qendrave për sport, parqeve rekreative dhe sallave sportive në komunat Vevçan, Demir Hisar, Qendër, Manastir, Kavadar, Çashkë e tjerë.

Për realizimin e projekteve nga kultura dhe turizmi janë paraparë rreth 200 milionë denarë, të cilat janë dedikuar për komunat Gjevgjeli, Pehçevë, Radovish, Gazi Babë.

Janë nënshkruar edhe marrëveshje për projekte nga sfera e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, për të cilat do të investohen rreth 630 milionë denarë. Me këtë vendim përfshihen komunat Vasilevë, Berovë, Shuto Orizarë, Pehçevë, Probishtip, Tetovë, Butel, Mogillë, Dellçevë, Vrapçishtë, Likovë, Kisella Vodë, Çair, Haraçinë, Ohër, Rosoman, Çuçer Sandevë, etj.

Sipas ministrit Mickoski, ky është premtim i tyre kyç deri te qytetarët dhe dëshmi për punën e tyre për investimet infrastrukturore dhe përkrahje e drejtpërdrejtë për mijëra qytetarë.

"Në vetëm tre muaj ky projekt bëhet realitet dhe tani fillon procesi i asaj që do të kontribuojë në ndryshimin e realitetit të vështirë dhe mungesës së mbështetjes së komunave. Ky është investimi më i madh në histori i pushtetit qendror për vetadministratat lokale dhe thirrjet publike do të vazhdojnë deri në shfrytëzimin e plotë të 250 milionë eurove të planifikuara", nënvizoi kryeministri.

Ai apeloi që komunat të përpunojnë projekte cilësore dhe ato, siç tha, do të realizohen.

"Në këtë mënyrë, shteti ua kthen qytetarëve dhe kështu e përmirësojmë jetën reale të të gjithë njerëzve në Maqedoni", tha Mickoski.

Për vitin e ardhhsëm, siç paralajmëroi, do të financohen projekte prej 15 miliardë denarë, me çka do të arrihet numri prej 21 miliardë denarë. bsh/

Foto: MIA

Video: Jutjub kanali zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 

QËNDRONI TË LIDHUR