• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkrimi i Programit nacional për punë dinjitoze 2023-2025

Nënshkrimi i Programit nacional për punë dinjitoze 2023-2025

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Programi i ri nacional për punë dinjitoze për periudhën 2023-2025 do të nënshkruhet sot në Shkup me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve.

Dokumentin do ta nëshkruajnë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Markus Pilgram, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë, Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL), Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM), Konfederata e Afaristëve të Maqedonisë (KAM) dhe Unioni i Sindikatave të Pavarura dhe Autonome të Maqedonisë (USPAM).

Në ngjarjen, që do të mbahet në ndërtesën e LSM-së, fjalim përshëndetës do të ketë Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e KB-së në vend, ndërsa fjalime do të kenë edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave nënshkruese të Programit.

Qëllimi i Programit nacional për punë dinjitoze është krijimi i vendeve të punës, zgjerimi i mbrojtjes sociale, garantimi i të drejtave të punës dhe avancimi i dialogut social.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR